Shuhet Prof. Osman Kraja, një personalitet me kontribute shumë të rëndësishme në arsimin e lartë. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Shuhet Prof. Osman Kraja, një personalitet me kontribute shumë të rëndësishme në arsimin e lartë.

Shuhet Prof. Osman Kraja, një personalitet me kontribute shumë të rëndësishme në arsimin e lartë.

Prof. Osman Kraja, ishte Rektor i Universitetit te Tiranes (1981 – 1988), Dekan i FSHN (1974 – 1980), Ambasador i Shqiperise ne Poloni.

Një mësimdhënës i shquar i Katedrës së Matematikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës.

Prof. Osman Kraja ishte ndër themeluesit e arsimit të lartë në Shqipëri. Punoi me pasion, përkushtim dhe me profesionalizëm. Kontribuoi shumë për zhvillimin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe për ngritjen e autoritetit të profesorit universitar, si mësimdhënës dhe si punonjës shkencor.

Edukoi dhe arsimoi me dhjetëra gjenerata mësuesish dhe profesionistësh të tjerë.

Universiteti i Tiranës humbi një ndër figurat më të çmuara të tij.

Prof. Osman Kraja do të ngelet një model frymëzimi për botën universitare.

Rektorati, në emër të të gjithë pedagogëve të Universitetit të Tiranës, shpreh ngushëllimet familjes, të afërmve dhe kolegëve të tij.