Titulli: Skadar Lake without chemical pollution- SOLUTION
Referencë: 00-257
Kohëzgjatja: 01.01.2021- 23.03.2023
Programi: IPA II Cross-Border Cooperation Programme Montenegro-Albania 2014-2020
Projekti synon të promovojë mbrojtjen e sistemit të menaxhimit të mjedisit në zonën ndërkufitare të Liqenit të Shkodrës; të mbështesë hulumtimin e përbashkët dhe të koordinuar të substancave të rrezikshme kimike në zonë si edhe të mbështesë identifikimin e pikave të nxehta, ndotësve dhe t’u sigurojë të dy vendeve të dhëna dhe statistika më të rëndësishme në këtë drejtim.
Sfidat e përbashkëta territoriale që do të trajtohen nga projekti lindin nga nevoja për të mbrojtur liqenin dhe zonat e tij mjedisore të kërcënuara nga presionet mjedisore, që rrjedhin kryesisht nga aktivitetet njerëzore. Bashkëpunimi nërkombëtar është i nevojshëm për të përballuar në mënyrë të koordinuar dhe homogjene ndotjen e ujit dhe identifikimin e rrezikut sipas kuadrit të BE-së, për të prodhuar një ndikim më të gjerë dhe më konkret në krahasim me nismat e izoluara.
Kështu, qëllimi i projektit është të ndikojë në vlerësimin e rrezikut mjedisor të ndotjes kimike në Liqenin e Shkodrës dhe të përcaktojë pikat e nxehta të ndotjes. Përmes aktiviteteve të projektit, ndotësit do të analizohen ku në bazë të mostrave dhe rezultateve të testimit, do të dorëzohen matje të caktuara për parandalimin e rrezikut. Përveç kësaj, qasja e planifikuar do të çojë në prezantimin e mënyrave inovative për të paraqitur rezultatet e monitorimit të cilësisë mjedisore në vend.
Partnerë:
Centre for Eco toxicological Research Montenegro
University of Tirana- AL
Association Greece Center, Albania
website i projektit: https://www.cbc-mne-alb.org/projects-of-the-2nd-cfp/skadar-lake-without-chemical-pollution-solution/