Titulli: Strengthening university autonomy and increasing accountability and transparency of Western Balkan Universities, STAND
Kohëzgjatja: 15.01.2021- 14.01.2024
Referencë: 618805-EPP-1-2020-1-XK-EPPKA2-CBHE-SP
Programi: ERASMUS+ KA2
Projekti ka si objektiv të përgjithshëm krijimin dhe mbështetjen e proceseve, mekanizmave për të siguruar një menaxhim efektiv, forcimin e autonomisë si edhe rritjen e përgjegjësisë dhe transparencës së Universiteteve të Ballkanit Perëndimor.
Objektivat specifike janë:
- Të forcojë modernizimin e qeverisjes në Universitetet e Ballkanit Perëndimor përmes ndërtimit të kapaciteteve, shkëmbimit të përvojave dhe infrastrukturës së azhurnuar;
- Të krijojë dhe miratojë kartën e autonomisë universitare për Kosovën, Shqipërinë dhe Malin e Zi;
- Të përmirësojë autonominë e universitetit përmes fuqizimit të rregulloreve dhe strukturave të nivelit kombëtar dhe universitar;
- Të zgjerojë bashkëpunim efektiv midis IAL dhe ministrive përkatëse në përmirësimin e transparencës, llogaridhënies dhe qëndrueshmërisë financiare;
- Krijimi i rrjetit të Ekspertëve për autonominë e universitetit.
Projekti është në përputhje me përparësitë kombëtare dhe rajonale për projekte të përbashkëta strukturore për qeverisjen, planifikimin strategjik dhe menaxhimin e arsimit të lartë, nën kategorinë II – përmirësimi i menaxhimit dhe funksionimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe do të mbështesë institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat në Kosovë, Shqipëri dhe Mali i Zi për të arritur përparësitë e përcaktuara.
Risi është se STAND do të jetë projekti i parë në rajon që do të publikojë kartën dhe do të krijojë një forum diskutimi me palët kryesore të interesit në vendet partnere në sigurimin e modeleve të qëndrueshme të qeverisjes universitare
Partnerë të projektit janë:
- International Bussiness College of Mitrovica (Lead Partner),
- Universiteti i Prishtinës,
- Universiteti i Gjilanit,
- Universiteti i Shkencave të Aplikuara Ferizaj,
- Universiteti Polis;
- UAMD,
- Universiteti i Malit të Zi,
- MASR,
- Ministria e Arsimit- Kosovë,
- Agjencia e Akreditimit Kosovë,
- Ministria e Shkencës dhe Kërkimit, Mal i Zi.
- UT