Më datë 7 Tetor 2015, ora 16:00, në Sallën e Senatit Akademik të UT-së, Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Fondin Shqiptaro – Amerikan të Zhvillimit organizi një takim të hapur me studentët e UT-së me temë ‘‘20 years of Albanian-American Enterprise Fund: a business school in Albania”. I ftuari i nderit ishte kreytari i bordit të Fondit Shqiptaro – Amerikan të Zhvillimit, z. Michael Granoff, i cili ndau me studentët eksperiencën në dy dekada të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve dhe kontributin e çmuar në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, arritjet më të mëdhaja në sektorin e sipërmarrjes dhe sfidat e ndeshura ndër vite.
Për rreth 60 minuta studentët e Univesitetit të Tiranës patën mundësi të pyesnin një drejtues të suksesshëm si Z. Granoff mbi eksperiencën e tij në Shqipëri, sfidat e kaluara gjatë 20 viteve në sektorin ekonomik dhe këshilla për bizneset aktuale e të reja në Shqipëri nisur nga zhvillimet e tregut financiar të vendit tonë ndër vite.
Të pranishëm ishin: Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Dhori Kule, Zëvendës Rektori për anën shkencore dhe marrëdhëniet me jashtë Prof. Assoc. Dr. Ervin Demo, përfaqësues nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit dhe studentë të UT-së.