Në kuadër të Vitit Jubilar, Papa Françesku u takua me studentë shqiptarë nga Shqipëria në Vatikan. Studentët, senatorë dhe ekselentë të Universitetit të Tiranës, u shoqëruan nga Rektori i UT, Prof. Dr. Artan Hoxha, Zëvendësrektorja Prof. Dr. Anila Paparisto, si dhe Dekanët e Fakultetit të Histori-Filologjisë, Prof. Dr. Mark Marku dhe Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha.
Në këtë takim të veçantë, Rektori i UT i dhuroi Papa Françeskut portretin e Nënë Terezës, si një simbol i vlerave dhe frymës shqiptare.
Ky aktivitet u realizua nën kujdesin e Shkëlqesisë së Saj, Ambasadores së Shqipërisë në Vatikan, znj. Majlinda Doda. Në takim ishin të pranishëm edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Ogerta Manastirliu.
Një moment domethënës që pasqyron lidhjen e fortë të Shqipërisë me Selinë e Shenjtë dhe vlerësimin e lartë për të rinjtë shqiptarë!