Universiteti I Tiranes në bashkëpunim me Ministrin e Integrimit, organizoi ditën e sotme, e Marte 19.11.2013, ora 11:00 në Fakultetin e Ekonomisë, “Takim të Hapur” me studentë.
Ne këtë takim studentët patën mundësinë të prezantoheshin dhe të diskutonin mbi:
– Progres Raportin e BE-se për Shqipërinë.
– Marrjen e statusit te vendit kandidat, për integrimin ne BE.
– Integrimin ne Arsim dhe Shkence
– Përfitimet dhe detyrimet nga marrja e statusit.
Te pranishëm ishin : Ministre e Integrimit Zj. Klajda Gjosha, Zv. Ministri Gentian Elezi, Rektori i Universitetit te Tiranes Prof. Dr. Dhori Kule dhe Dekan i Fakultetit te Ekonomise Prof. Dr. Sulo Haderi.