Takimi i Rektorit ne Akademine e Forcave te Armatosura - UNIVERSITETI I TIRANËS

Takimi i Rektorit ne Akademine e Forcave te Armatosura

Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, më datë 23.04.2021 zhvilloi një takim me Dr. Albert Mullai, Komandant Gjeneral Brigade në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, më qëllim forcimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë. 

 

Për të intensifikuar bashkëpunimin midis Universitetit të Tiranës dhe Akademisë së Forcave të Armatosura, gjatë takimit u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit, e cila ka si objektiv nxitjen dhe zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta për promovimin e shkëmbimeve të përvojës në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.

DSC_0126

Image 1 of 4