Universiteti i Tiranës ju informon se thirrjet e hapura për projekte nga AUF-ja gjatë muajit janar janë si më poshtë:
-
Thirrje rajonale për aplikime 2021 – Mobilitete per praktikë profesionale ndërkombëtare
Studentët frëngjishtfolës nga institucionet anëtare të AUF-së në Evropën Qendrore dhe Lindore janë të ftuar të aplikojnë në mënyrë që të përdorin aftësitë dhe njohuritë e tyre në botën profesionale, me qëllim integrimin e tyre profesional.
Thirrja për aplikime është e hapur nga 22 janar deri më 22 mars 2021.
– Mobiliteti i praktikës profesionale jepet për një periudhë prej 1 deri në 3 muaj dhe duhet te kryhet midis 15 prillit dhe 17 dhjetorit 2021;
– Praktika duhet të jetë pjesë e kursit universitar të kandidatit;
– Kandidati duhet të identifikojë një strukturë pritjeje jashtë vendit të tij të origjinës me gjuhën e punës në frëngjisht dhe të pranohet prej tij;
– Mobiliteti mbulon transportin maksimal, pagesen mujore dhe sigurimin shëndetësor.
*Konsultohuni me dokumentin e prezantimit të mobilitetit të praktikës profesionale 2021 në linkun e mëposhtëm.
Plotësoni formularin (online) në faqen:
http://formulaires.auf.org/: Appels d’offres en cours – Mobilités de stage professionnel 2021 (Europe centrale et orientale)
Për më shumë detaje klikoni ne linkun:
https://www.auf.org/europe-centrale-orientale/nouvelles/appels-a-candidatures/appel-regional-candidatures-2021-mobilites-de-stage-professionnel/?fbclid=IwAR0Mu7AMwYoT-Mo_4Ptlw0A179BGKYfo9xKXkZ28GXRPUiwkXOUgN8ZHPwg
-
Bursa për kërkim doktoral dhe post-doktoral “Eugen Ionescu” – thirrje për aplikime 2021
Programi “Eugen Ionescu” u mundëson studiuesve nga vendet anëtare ose vëzhguese të OIF ??dhe Algjerisë, nga institucionet e arsimit të lartë anëtarë të AUF; mobilitete kërkimore 3-mujore në një nga 28 institucionet e arsimit të lartë në Rumani.
Thirrja ndërkombëtare për aplikime është e hapur deri më 28 Mars 2021 (ora 11:00 me kohën e Bukureshtit, GMT + 2).
Procedurat e aplikimit:
Duhet të kihet parasysh se paraqitja e një aplikimi për programin e bursave “Eugen Ionescu” është një proces që përfshin dy hapa thelbësorë:
1 – Para-regjistrimi në program kërkon marrjen e një çertifikate pranimi nga universiteti rumun që kandidati ka zgjedhur dhe ku duhet të dërgojë një dosje para-regjistrimi;
2-Dorëzimi i aplikimit në AUF: secili kandidat duhet të plotësojë një dosje aplikimi online.
Afati i fundit i dorëzimit është 28 Mars 2021, ora 11:00 pasdite me orën e Bukureshtit (GMT + 2).
Për më shumë detaje klikoni në linkun e mëposhtëm:
https://www.auf.org/europe-centrale-orientale/nouvelles/appels-a-candidatures/bourses-de-recherche-doctorale-et-postdoctorale-eugen-ionescu-appel-candidature-2021/?fbclid=IwAR0mIHi3wPc3EF91PN2LGz6-8W1La1lCVJaq6mFnPPM52WjlwAFBLo20_30
-
Mbështetje për lektorë të gjuhes frënge – Thirrje për shprehje interesi 2021