Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka hapur thirrjen për aplikime për anëtarë të Asamblesë së Akademisë së Shkencave në fushat përkatëse si më poshtë:
1. Në shkencat natyrore:
- Shkencën e Kimisë;
- Informatikë;
- Shkencat bujqësore (bujqësi – veterinari).
2. Në shkencat shoqërore albanologjike:
- Arkeologji;
- Studime letrare.
Dokumentat që kërkohen për kandidim:
- Kërkesë për kandidim me mbështetjen e parashikuar në nenin 7, pika 5 të statutit të Akademisë së Shkencave;
- Cv e plotë, përfshirë bibliografinë e plotë të botimeve, e ndarë para marrjes së titullit “profesor” dhe pas tij;
- Dokumenti i marrjes së titullit “profesor” (fotokopje e noterizuar);
- Plotësimi i “Formularëve të vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”- referuar ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike.”
- Plotësimi i formularit referuar ligjit nr.45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.”
Afati i aplikimit në Akademinë e Shkencave: 19 mars 2021, ora 14:00.
Për më shumë informacion referohuni linkut (Vendimi 12 i ASH-së):
http://www.akad.gov.al/ash/legjislacioni/vendime-urdhera
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!