Titulli: Towards increased awareness, responsibility and shared quality in social Work, – T@SK
Referencë: 585626-EPP-1-IT-EPPKA2-CBHE-JP
Kohëzgjatja: 2017-2020
Programi: ERASMUS+
Qëllimi i projektit është forcimi, stabilizimi dhe modernizimi i ofrimit të shërbimeve sociale në Shqipëri, nëpërmjet fuqizimit të sistemit të arsimit të lartë dhe marrëdhëniet e tij me mjedisin e punës, përkatësisht atë të punonjësve socialë. Duke fuqizuar modelin e ofrimit të shërbimeve sociale me një fokus të vecantë përfshirjen në të ardhmen grupet e përjashtuara apo ato pa akses në shërbimet sociale. Qëllimet do të përmbushen nëpërmjet:
- Vlerësimit të nevojave të shërbimeve sociale: identifikimit të problemeve që prekin shërbimet socialë të ofruara nga institucionet në Tiranë, Shokdër dhe Tiranë.
- Rifreskimi i teorisë dhe njohurivë të stafit akademik dhe profsionistëve të unës sociale në fushën e fëmijëve dhe grave.
- Rifreskimi i metodologjive të kërkimit empirik; trajnimi dhe rifreskimi i njohurive të stafit akademik në kërkimin sasior dhe cilësor, për të përmirësuar cilësinë e kërkimeve në shërbimet sociale dhe për të promovuar më mirë modernizimin e metodave të mësimdhënies.
- Zhvillimi i kapaciteteve të stafit akademik për bazën e të dhënave ekzistuese dhe informacioni cilësor që mund të sigurohet nga arshivat e punonjësve socialë, dixhitalizimi arshivave
- Rifreskimi i mjeteve të të nxënit dhe zhvillimi i të mësuarit nëpërmjet ICT duke targetuar (lektorë, staf admistrativ dhe punonjës socialë);
- Strukturimi i trajnershipit duke zhvilluar një strukturë administrative ad hoc, një lidhje funksionale me institucionet pritëse, përfshirjen e partnerëve, institucionalizimin e figurës akademike dhe supervizimit profesional; vlerësimi i trajnershipit;
- Strukturimi i procedurave të punës, protokolleve, udhërrëfuesve, doracak për urdhrin e profesionistit, nën supervizimin e partnerit përkatës.
Partneri kryesor: Università degli Studi di Firenze
Partnerët:
- Universidad Complutense Madrid;
- Instituto Universitário de Lisboa;
- ISCTE- IUL;
- Universiteti i Tiranës (UT);
- Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”;
- Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”;
- Ordine degli Assistenti Sociali Toscana.
Website i Projektit: www.taskproject.eu