Ditën e mërkurë më datë 13 qershor në orën 10.00-13.00 në sallën e senatit u organizua një trajnim për personelin akademik mbi mundësitë dhe mënyrat e aplikimit në projekte, për arsye të një sërë thirrjesh aktuale dhe të atyre që janë në proces. Në takim merrnin pjesë Z. Klejdi Dusha dhe Z. Endrit Dajçi të ftuar si ekspert të fushës së projekteve .
Çështjet kryesore që u diskutuan në trajnim ishin;
– Informacion mbi fondet IPA dhe kanalet e përthithjes së fondeve IPA.
– Programet Transnacionale dhe Cross Border Cooperation (CBC)
– Partneritetet dhe mundësitë për krijimin e tyre
– Si të aplikojmë në një program IPA.
– Programi Adrion.
– Programi Balkan Mediterran
– Programi Interreg Itali-Shqiperi-Mal i Zi.
– Programi Interreg Greqi-Shqiperi.
– Programet IPA-IPA ku është partnere Shqipëria.
– Si të aplikohet në këto Programe dhe çfarë duhet pasur parasysh për një aplikim të suksesshëm.
– Aplication Form dhe plotësimi i saktë.
– Dokumentacioni i nevojshëm për një aplikim korrekt.
– Strukturat që bëjnë përzgjedhjen e projekteve që do të financohen nga fondet IPA.
– Strukturat e kontrollit të legjitimitetit të shpenzimeve të kryera në kuadër të projektit