Trajnimi i Elsevier mbi Përdorimin e Databazave ScienceDirect dhe Scopus - UNIVERSITETI I TIRANËS

Trajnimi i Elsevier mbi Përdorimin e Databazave ScienceDirect dhe Scopus

 

                                                                                                       

Më datë 15 Prill 2015, në ambjentet e Godinës Liria, Salla ‘‘Augla Magna’’ u zhvillua Trajnimi i Elsevier mbi Përdorimin e Databazave ScienceDirect dhe Scopus.

Në këtë aktivitet morën pjesë pedagogë të Universitetit të Tiranës, studentë të nivelit të tretë të studimeve, studentë të nivelit Master si dhe të interesuar të tjerë. Gjatë trajnimit u mbajtën tre prezantime nga përfaqësues të Elsevier, znj. Lucie Vav?íková, Customer Marketer & Consultant si dhe Z. Peter Porosz, Solution Sales Manager.

Gjatë trajnimit u prezantua mënyra e regjistrimit në këtë platformë, forma e ngarkimit të materialeve, përdorimi i platformës si dhe u shpërndanë broshura të cilat i vijnë në ndihmë trajnimit.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të modernizimit të infrastrukturës dhe përmirësimit të nivelit të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor të stafit akademik dhe studentëve, me ndihmën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Universitetit të Tiranës. Elsevier hap periudhën e provës kombëtare për ScienceDirect dhe Scopus më datë 1 Prill 2015 e cila është e vlefshme dhe pa pagesë deri më datë 13 Maj 2015.

Biblioteka elektronike Elsevier është një ndër bibliotekat më të njohura ndërkombëtare. Aty mund të gjeni tituj punimesh e revistash shkencore si dhe literaturë profesionale nga një larmi fushash të ndryshme.