Universitetet dhe roli i tyre për promovimin e turizmit në Ballkan - UNIVERSITETI I TIRANËS

Universitetet dhe roli i tyre për promovimin e turizmit në Ballkan

 
Universitetet dhe roli i tyre për promovimin e turizmit në Ballkan
 
Dita e dytë e konferencës së Asociacionit të Universiteteve të Ballkanit (BUA), iu dedikua rilit të nuniversiteteve në ekonomitë e vendeve të tyre, dhe konkretisht në promovimin e turizmit në Ballkan.
 

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin: Mirela Kumbaro – Ministre e Turizmit dhe Mjedisit, Z. Eden Mamut – Sekretar i Përgjithshëm i BSUN – i cili diskutoi mbi “Peshkimi dhe akuakultura, turizmi bregdetar dhe detar dhe transporti detar”, Znj. Vilma Bello – Zv. Ministre e Turizmit dhe Mjedisit, Prof. Dr. Lorenc Bejko – Universiteti i Tiranës, Z. Zak Topuzi – Kryetar i Shoqatës së Operatorëve Turistë, Z. Enrico Ceko – Instituti Kanadez i Teknologjisë, i cili diskutoi mbi “Një analizë krahasuese e gjendjes së sektorit të turizmit në Ballkanin Perëndimor”, Prof. Dr. Emel Gönenç Güler – Universiteti Trakya, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu – Rektor, Universiteti Trakya dhe Prof. Dr. Artan Hoxha – Rektori Universitetit të Tiranës.