Universiteti i Tiranës fton personelin akademik të aplikojë ne thirrjen e hapur nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) për Projektet Kombëtare të Kërkimit dhe të Zhvillimit për vitin 2023, në fushat prioritare si më poshtë:
- Biodiversiteti dhe Mjedisi
- Bujqësia, Ushqimi dhe Bioteknologjia
- Shëndetësia dhe shkencat mjeksore
- Sistemet dhe Teknologjitë e Informacionit
- Shkencat Sociale dhe Albanologjike
- Uji dhe Energjia
Afati i aplikimit është deri në datën 17 Mars 2023.
Ju urojmë suksese!