Universiteti i Tiranës mbajtës i logos ”HR Excellence in Research”
Komisioni Evropian i ka akorduar Universitetit të Tiranës logon “HR Excellence in Research”. Kjo logo certifikon se UT është angazhuar dhe ka krijuar një mjedis pune miqësor, stimulues dhe profesional për kërkuesit, duke i mbështetur ata në mënyrë aktive dhe të vazhdueshme në zhvillimin e karrierës, në njohje të “European Charter for Researcher” dhe “Code of Conduct for the Recruitment of Researchers”.
Logo “HR Excellence in Research” i jep njohje publike Universitetit të Tiranës si dhe mund të shtojë vlerën e aplikimeve për grante duke demonstruar një përkushtim ndaj krijimit të kushteve të përshtatshme të punës, si dhe zhvillimin e karrierës për kërkuesit shkencor.
Për më shumë informacion lidhur me logon klikoni: https://euraxess.ec.europa.eu/jobs/hrs4r