Veprimtari vlerësuese për Qeverinë e SHBA-së dhe Byronë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit vlerësuese në lidhje me programin e parë shqiptar të Masterit në Kriminologji. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Veprimtari vlerësuese për Qeverinë e SHBA-së dhe Byronë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit vlerësuese në lidhje me programin e parë shqiptar të Masterit në Kriminologji.

 

Në Rektoratin e Universitetit të Tiranës është mbajtur një veprimtari vlerësuese në lidhje me programin e parë shqiptar të Masterit në Kriminologji, i cili mbështet një qasje shumëdisiplinore në parandalimin e krimit në vend. Ky takim u zhvillua me pjesëmarrjen e Zyrës për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri dhe Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.

Pjesëmarrës në këtë takim ishte Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Artan Hoxha, Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Asoc. Dr. Dorina Hoxha, Zëvendës Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Ambasadorja Lisa Johnson, dhe Kryetari i Prezencës së OSBE-së, Ambasadori Vincenzo Del Monaco.

Në fjalën e tij Rektori i UT Prof. Dr. Artan Hoxha shprehi falenderime për Qeverinë e SHBA-së dhe Byronë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit për programin në fjalë i cili bazohet në një qasje novatore, duke e lënë pas krahëve qëndrimin klasik ndaj krimit, i cili bazohet në hetime dhe ndëshkime penale, duke e zhvendosur fokusin dhe përpjekjen drejt një qasjeje sa më gjithëpërfshirëse. Një numër gjithnjë e në rritje e specialistëve shqiptarë do të aftësohen profesionalisht për përdorimin e të dhënave empirike për një luftë efikase kundër krimit nga një këndvështrim modern që bazohet në të rejat e shkencës.