Vizioni dhe Misioni - UNIVERSITETI I TIRANËS

Vizioni dhe Misioni

VIZIONI

Universiteti i Tiranës synon të mbetet model i arsimit të lartë publik i karakterizuar nga përgatitje rigoroze akademike dhe kërkim i thelluar shkencor, një institucion arsimor i zgjedhjes së parë për studentët e angazhuar për të transformuar jetën e tyre dhe shoqërinë.

 

MISIONI

Universiteti i Tiranës është një universitet publik që ofron gamë të plotë të programeve të nivelit bachelor, master dhe studime doktorale. Universiteti kontribuon në zhvillimin e shoqërisë, përmes tre shtyllave të misionit të arsimit të lartë publik, kërkim shkencor, edukim, si dhe shërbim ndaj publikut, që vazhdimisht e pasurojnë dhe informojnë njëra-tjetrën. Ne ofrojmë edukim me në qendër studentin si dhe nxisim rritjen personale dhe intelektuale, për të përgatitur studentë për karriere produktive dhe qytetare të përgjegjshëm në një shoqëri globale.

 

 

 

 

Uni Education by Shark Themes