Workshop "Inteligjenca Emocionale" - UNIVERSITETI I TIRANËS

Workshop “Inteligjenca Emocionale”

 

 

 

 

 

UNIque Junior  Enterprise  zhvilloi  më datë 17 janar  2015,  pranë”QendrësKulturore Ardhmëria”, workshop-in  me temë “Inteligjenca Emocionale”. Në këtë workshop morën pjesë 60 të rinj me profileve të ndryshme të studimit.Trajnues në këtë workshop ishte, Indri Dyrmishi, President i UNIque JE. Gjatë  workshop-it  u  pasqyruan  elementët  kryesore  mbi  InteligjencënEmocionale dhe përdorimin e teknikave për manaxhimin e emocioneve. Tëgjithë pjesëmarrësit u ndanë në gjashtë grupe me nga 10 veta secili dukepasur kështu më shumë mundësi të njihen më njëri-tjetrin dhe të realizoninushtrimet në mënyrën më të mirë.

Në përfundim të çdo prezantimi nga trajnuesi u përdorën testet, ushtrimetdhe  lojra  të  ndryshme  në  mënyrë  që  pjesëmarrësit  të  njiheshin  meemocionet e tyre, emocionet e të tjerëve dhe metodave për t’i menaxhuar ato. Fushat në te cilat u fokusua workshop-i ishin: Vetë-ndërgjegjësimi (Self-Awareness);  Vetë-Menaxhimi  (Self-Management);  Ndërgjegjësimi  social(Social Awareness); Menaxhimi i marrëdhenieve (Relationship Management).

Në përfundim të këtij  programi pjesëmarrësit  u pajisën me certificate.  Ky workshop do të realizohet përsëri  nga UNIque Junior Enterprise në muajin mars.