Z. Michael Pompeo, “Doctor Honoris Causa” i Universitetit të Tiranës.
Me rastin e 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri- SHBA, Universiteti i Tiranës, me vendim të Senatit Akademik dhe miratimin e Ministres së Arsimit dhe Sporteve, i akordoi titullin “Doctor Honoris Causa”, Z. Michael Richard POMPEO.
Universiteti i Tiranës nderon ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit z. Mike Pompeo me titullin e lartë “Doctor Honoris Causa” me motivacionin: “Si një njeri që mishëron tipare të larta të vlerave të lirisë dhe të demokracisë që frymëzojnë të rinjtë, studentët, pedagogët dhe kërkuesit shkencor shqiptarë, të cilët aspirojnë të përmbushin këto vlera”.
Në fjalën e tij rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Artan Hoxha u shpreh se ky titull, është një vlerësim që i bëhet Z. Pompeo, ish sekretar i shtetit të SHBA-së, por njëkohësisht pranimi i tij, rrit edhe prestigjin e Universitetit të Tiranës duke nderuar një figurë të rëndësishme botërore.
Pompeo ndër të tjera u shpreh: “Ne, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kemi patur momete ku kemi bërë gjëra të mira por jo gjithmonë ja kemi dalur mirë, por duke mbrojtur të drejtat tona arritëm që vendet të jenë miq të mirë, pasi kemi kuptuar që duhet të përkushtohemi për të zbatuar shtetin e së drejtës, dhe kështu do të këmi paqe në të gjithë botën. Është një nder i madh për mua që të marrë një vlerësim kaq të veçantë nga një vend i veçantë si Shqipëria dhe Universiteti i Tiranës”