Master në të Drejtën e Pronësisë Intelektuale, e sponsorizuar nga bursat e qeverisë Kineze për vitin 2021 - UNIVERSITETI I TIRANËS

Master në të Drejtën e Pronësisë Intelektuale, e sponsorizuar nga bursat e qeverisë Kineze për vitin 2021

 

Zyra Shtetërore e Pronësisë Intelektuale të Republikës Popullore të Kinës, në bashkëpunim me Këshillin e Bursave të Republikës Popullore të Kinës dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale, ftojnë dhe nxisin  të gjithë të interesuarit në vend, për të aplikuar në programin: “Master në të Drejtën e Pronësisë Intelektuale”, e sponsorizuar nga bursat e qeverisë Kineze për vitin 2021.

*Afati përfundimtar i pranimit të dokumenteve është data: 15 prill 2021.

 

Prezantim i Universitetit Ekonomik dhe Juridik të Zhongnan-it:

Universiteti Ekonomik dhe Juridik i Zhongnan-it është themeluar në vitin 1948, në Wuhan, një metropol i Kinës Qendrore. Ky universitet është një institucion i arsimit të lartë në varësinë e Ministrisë së Arsimit të Republikës Popullore të Kinës, me disiplinat e saj kryesore në ekonomi, drejtësi dhe menaxhim. Këto disiplina janë të koordinuara më së miri me zhvillimin e tetë disiplinave të tjera, duke përfshirë këtu, letërsinë, historinë, filozofinë, inxhinierinë etj. Ky universitet është gjithashtu një nga universitetet e sponsorizuar nga “projekti 211”, i cili është përpjekja e re e Qeverisë Kineze për forcimin e rreth 100 institucioneve të arsimit të lartë dhe fushat e tij kryesore disiplinore, konsiderohen si prioritet kombëtar për shekullin e 21.

Prezantim i Universitetit “Tongji”:

Universiteti Tongji, në Shangai, është një nga universitetet kryesore në Kinë nën administrimin e drejtpërdrejtë të Ministrisë së Arsimit, të listuara në “Projektin 985” dhe “Projektin 211”. Me një histori prej më shumë se një shekull,  Universiteti Tongji ka vlerësuar zhvillimin e balancuar të katër funksioneve, edukimin, hulumtimin, trashëgiminë kulturore dhe inovacionin. Universiteti tashmë mbulon 10 kategori të gjera të disiplinave akademike, duke përfshirë kështu inxhinierinë, shkencën, mjekësinë, menaxhimin, ekonominë, filozofinë, letërsinë, drejtësinë, arsimin dhe artin. Numri i akademikeve të fakultetit është në 2,786, ku 855 prej të cilëve  janë profesorë dhe 997 profesorë të asociuar. Universiteti tashmë regjistron 18,581 studentë universitarë me kohë të plotë, 13,762 studentë të diplomuar dhe 4,279 kandidatë të doktoraturës. 2,197 studentë ndërkombëtarë po ndjekin gradën e tyre në këtë universitet. Prej themelimi i tij, Universiteti i Tongji-t ka diplomuar rreth 300,000 studentë, ndër të cilët shumë prej tyre janë lider të jashtëzakonshëm në politikë, shkencëtarë, aktivistë socialë, biznesmenë, specialistë mjekësorë dhe ekspertë të teknologjisë inxhinierike. Mbi 140 të diplomuar janë akademikë të Akademisë Kineze të Shkencave, ose Akademisë Kineze të Inxhinierisë.

 

Hyrje e Përgjithshme në Programin Master në të Drejtën e Pronësisë Intelektuale  (2021):


  1. Informacione themelore

Niveli i arsimit dhe fusha e studimit: Pasuniversitar, diplomë master në fushën e pronësisë intelektuale;

Universitetet:  Universiteti Ekonomik dhe Juridik  i Zhongnan / Universiteti Tongji;
Kohëzgjatja: Programi do të zgjasë 2 vjet. Një vit studimi akademik do të zhvillohet në Kinë dhe në vitin e dytë kandidati do të kthehet në vendin e tij përkatës ku do të përfundojë tezën dhe mbrojtjen me gojë (nëpërmjet videokonferencës) duke praktikuar atë që mësohet nga programi në punën e tyre të përditshme;

*Për shkak të pandemisë COVID-19, viti i parë i programit 2021/2022 në Kinë mund të zhvillohet  mësimi në distancë në vendin e aplikantëve dhe në këtë kohë, bursat në Kinë mund të jenë anuluar. Sidoqoftë, nëse aplikantët mund të vijnë në Kinë për studim do të varet nga zhvillimi i situatës së epidemisë. Prandaj, aplikantëve u kërkohet të marrin në konsideratë situatën në fjalë.

Kushtet e përfitimit të Diplomës: Nëse kandidati plotëson kërkesat e studimeve akademike dhe kualifikohet përmes mbrojtjes së provimit me gojë të temës së diplomës sipas planit, ai / ajo do të diplomohet dhe do të pajiset me diplomë masteri;
 Gjuha: Anglisht.

2. Mbulimi i bursës:

 

Kandidati do të marrë bursën e qeverisë kineze, e cila do të mbulojë:
(1) Shkollimin;
(2) Konviktin në Kinë;
(3) Ndihmën e përhershme mujore në Kinë: RMB 3.000 / muaj (Renminbi monedha vendase ekuivalente 1 RMB rreth 15.71 Lekë sipas kursit ditor );
(4) Sigurim i përgjithshëm mjekësor në Kinë.

* Ju lutem vini re se bileta e fluturimit ndërkombëtar dhe shpenzime të tjera NUK përfshihen.

 

Kriteret e pranimit:

 

Kërkesat për Aplikantët:
(1) punonjës i administratës publike ose ekspert i pronësisë intelektuale i rekomanduar nga zyra / autoriteti kombëtar i pronësisë intelektuale;
(2) Të shëndetshëm dhe nën 40 vjeç deri në afatin e aplikimit;
(3) Më shumë se 2 vjet përvojë pune në fushën e pronësisë intelektuale dhe të vazhdojë të punojë në fushën e PI-së edhe pas marrjes së diplomës;
(4) Të jetë i pajisur me një diplomë katërvjeçare ose diploma të tjera;
(5) Aftësitë e gjuhës angleze: për aplikantët nga vendet ku gjuha angleze nuk është gjuhë amtare, ai / ajo duhet të plotësojë së paku një nga kërkesat e mëposhtme:

 

  1. Rezultate të vlefshme të testeve TOEFL ose IELTS:

Pikët e Testeve:

 

TOEFL-paper based test 550 ose më i lartë
TOEFL-internet based test 80 ose më i lartë
IELTS 6 ose më i lartë

  1. Diplomë Bachelor në gjuhën angleze / letërsi ose diplomë tjetër nivel më të lartë;
    c. Nëse studion në një vend ku anglishtja është gjuhë amtare për të paktën një vit akademik (8-12 muaj) ose ka punuar në një vend të tillë, për të paktën një vit kalendarik (12 muaj) në 5 vitet e fundit.
  2. Materialet e aplikimit

 

  • Formulari i Aplikimit për Programin Master mbi të Drejtën e Pronësisë Intelektuale, në të cilin zyra / autoriteti i pronësisë intelektuale i rekomanduar duhet të japë komente për emërimin dhe të vendosë vulën e tij (2 kopje);

     –     Formulari i Aplikimit për Bursën e Qeverisë Kineze (2 kopje);

     –   2 Letra Rekomandimi (një prej të cilave duhet të jetë nga drejtuesi më lartë i organizatës në të cilën aplikanti punon, në gjuhën kineze ose angleze, ku janë të domosdoshme nënshkrimi dhe kontaktet përkatëse);

  • Materialet bashkëlidhur:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2021/03/Formulari-i-shendetit.pdf

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2021/03/Application-Form.pdf

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2021/03/App-form-kompania.pdf

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2021/03/Prezantimm-i-Universitetit.pdf

 

 

Një fotokopje e noterizuar e notave.

 

Shënim: Nëse përkthimi nuk është në gjuhën kineze ose angleze, duhet të dorëzohen versionet origjinale të përkthyera të noterizuara. Pranohen vetëm noterizimet nga ambasada ose konsullata lokale e Kinës (ose ambasadat ose konsullatat e huaja në Kinë).
 Një fotokopje e diplomës bachelor /diplomës master.

Një fotokopje e diplomës bachelor / diplomës master.


Shënim
: Nëse diploma nuk është në gjuhën kineze ose angleze, duhet të dorëzohen versionet origjinale të përkthyera të noterizuara. Pranohen vetëm noterizimet nga ambasada ose konsullata lokale e Kinës (ose ambasadat ose konsullatat e huaja në Kinë).

Ekzaminimet Fizike për shtetasit e huaj (sipas aneksit 4) të plotësuar në anglisht ose gjuhën kineze. Aplikantëve i kërkohet të plotësojnë të gjitha pikat në Regjistrin e Ekzaminimeve Fizike për shetatsit e huaj. Çdo regjistrim i provimit fizik me zërat që mungojnë ose pa nënshkrimin e mjekut dhe vulën e spitalit konsiderohet i PAVLEFSHËM.

Deklarata e qëllimit për ndjekjen e kësaj shkolle në gjuhën angleze, në rreth 1.000 karaktere për kandidatët e studimit master.

 

 Artikuj ose dokumente të botuara.

 

 Dëshmi e zotërimit të gjuhës angleze (për provën e gjuhëve angleze jo-amtare të gjuhës angleze me IELTS 6, TOEFL 80 ose dëshmi ekuivalente e aftësisë së gjuhës angleze).

Shënim: Prej muajit prill deri në muajin maj 2021, do të kryhet intervista në gjuhën angleze nëpërmjet videokonferencës e cila do të zhvillohet për kandidatët që kalojnë fazën e parë të dokumenteve të aplikimit.

 

Fotokopja e pasaportës së vlefshme të aplikantit (me foto).

Të gjitha dokumentet nuk do të kthehen më tek aplikanti, pavarësisht nëse aplikanti është pranuar ose jo.

  1. Procedurat e Aplikimit dhe Pranimit

(1) Aplikuesit duhet të plotësojnë Formularin e Aplikimit për Programin Master mbi të Drejtën e Pronësisë Intelektuale dhe Formularin e Aplikimit për Bursën e Qeverisë Kineze, siç tregohet më sipër në pikat 4 (1) dhe 4 (2);

(2) Aplikuesit duhet të paraqesin të dy format dhe bashkëngjitjet e tyre në zyrën / autoritetin kombëtar të pronësisë intelektuale në vendet e tyre përkatëse;

(3) Atëherë zyra / autoriteti kombëtar i pronësisë intelektuale i kërkohet të japë komentet e tij të nominimit dhe të dërgojë listën e 3-4 aplikuesve të propozuar dhe materialet e tyre të aplikimit në Zyrën e Ofruesit të Shërbimeve Publike nëpërmjet korrierit JO më vonë se data 15 prill 2021;

Kopja fizike të dërgohet në adresën: Nr. 6 Xitucheng Lu, Haidian District, Pekin 100088, Republika Popullore e Kinës, Attn: Z.Wangjianjian, Tel: +86 10 6208 3289, Email: wangjianjian @ cnipa.gov.cn) si  dhe kopja elektronike e materialeve do të depozitohet pranë pikës së kontaktit Sonila.Meka@ddpi.gov.al Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI).

 

(4) Me marrjen e materialeve nga aplikantët, Zyra Shtetërore e Pronësisë Intelektuale, universitetet bashkëpunuese dhe Këshilli i Bursave të Kinës (dega e Ministrisë së Arsimit që është përgjegjëse për Programet e Bursave Qeveritare) do të krijojë një panel të posaçëm për të zgjedhur kandidatët për programin nga aplikuesit, bazuar në këto materiale dhe do të përcaktojë universitetin ku është pranuar kandidati. Kandidati do të marrë bursën e qeverisë kineze kur të pranohet.

(5) Autoriteti përkatës do të lëshojë Letrën e Pranimit, e cila do të dërgohet së bashku me aplikimin për vizë për studim në Kinë (Formulari JW201) drejtpërdrejt për kandidatët nga universiteti i tij / e saj pranues.

 

* Ju lutem vini re se aplikantët e pranuar nuk lejohen të ndryshojnë universitetin, fushën dhe kohëzgjatjen e studimit siç theksohet në Letrën e Pranimit.

6. Menaxhimi i Programit

(1) Kandidatët pritet të regjistrohen në universitetin bashkëpunues brenda periudhës siç paraqitet në Letrën e Pranimit.

(2) Universiteti bashkëpunues do të marrë përsipër menaxhimin kurrikular dhe jashtë-kurrikular. Informacioni në lidhje me performancën e kandidatëve do të raportohet nga universitetet rregullisht.

(3) Kandidatët do t’i nënshtrohen një vlerësimi pas studimit të vitit të parë, rezultati i të cilit do të raportohet më pas. Kandidatët duhet detyrimisht të kalojnë vlerësimin për të vazhduar programin në vitin e dytë. Pas kthimit në vendet e tyre përkatëse në vitin e dytë të programit, kandidatët pritet të përfundojnë tezat e tyre në vendet e tyre të punës. Tezat duhet të dorëzohen në universitetet bashkëpunuese pas përfundimit brenda afatit kohor përkatës. Nëse universiteti beson se teza e një kandidati përputhet me kërkesat përkatëse, do të organizohet një mbrojtje verbale nëpërmjet telekonferencës. Universiteti më pas do të dërgojë diplomën dhe certifikatën për gradën e magjistraturës, për kandidatët që e kalojnë mbrojtjen e provimit me gojë.

 

  1. Dispozita të Përgjithshme

 

Kërkesat dhe kushtet e Programit të Masterit mbi të Drejtën e Pronësisë Intelektuale, janë subjekt i ndryshimeve dhe rishikimeve të herë pas hershme.