Hapet thirrja për bursa shkëmbimi për studime në kuadër të Programit Erasmus + për studentët e UT-së në Universitetin e Ekonomisë Varna, Bullgari për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021 – UNIVERSITETI I TIRANËS
Hapet thirrja për bursa shkëmbimi për studime në kuadër të Programit Erasmus + për studentët e UT-së në Universitetin e Ekonomisë Varna, Bullgari për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021

Hapet thirrja për bursa shkëmbimi për studime në kuadër të Programit Erasmus + për studentët e UT-së në Universitetin e Ekonomisë Varna, Bullgari për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021. (Kliko këtu për format PDF)
Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021, në Universitetin e Ekonomisë Varna, Bullgari.
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
– CV (në gjuhën angleze/ bullgare sipas programit të studimit);
– Kopje e Pasaportës;
– Lista e notave për nivelin Bachelor (e përkthyer në mënyrë zyrtare në anglisht/bullgarisht sipas programit të studimit);
– Vërtetim studenti (e përkthyer në mënyrë zyrtare në anglisht/bullgarisht sipas programit të studimit);
– Letër Motivimi (në gjuhën angleze/bullgare sipas programit të studimit);
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before Mobility’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës ndërsa në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Ekonomisë Varna lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni ju duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: