Master i Përbashkët Ndërkombëtar Ekzekutiv në Inovacion Social (TESI) - UNIVERSITETI I TIRANËS

Master i Përbashkët Ndërkombëtar Ekzekutiv në Inovacion Social (TESI)

Interreg IPA ADRION - TESI-TN Master

Master i Përbashkët Ndërkombëtar Ekzekutiv në Inovacion Social

Universiteti i Tiranës – Departamenti i Shkencave Politike, është partner në projektin
ndërkombëtar TESI-TN MASTER (Training and Education in Social Innovation –
Transnational Master), një Program i Përbashkët, Master Ndërkombëtar i Nivelit të Dytë Ekzekutiv,
me të gjitha shpenzimet e mbuluara nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit Interreg
IPA Adriatic-Ionian (IPA ADRION VI-B), IPA-ADRION00547.

Projekti koordinohet nga Alma Mater Studiorum – Università di Bologna (UNIBO), në cilësinë e
partnerit kryesor, dhe bashkon një konsorcium institucionesh akademike dhe kërkimore nga rajoni
Adriatiko-Jonian, ku bëjnë pjesë Universiteti i Tiranës, Università Iuav di Venezia (Itali),
Universiteti i Beogradit (Serbi), Qendra e Shkencës dhe Kërkimit Koper – ZRS Koper (Slloveni),
Universiteti i Zagrebit (Kroaci), Universiteti i Hapur Helenik – HOU (Greqi), si dhe partneri
i asociuar Universiteti San Marino.

Diploma e përbashkët ka si partnerë kryesorë: Universitetin e Bolonjës, Universitetin e Tiranës
dhe Universitetin e San Marinos.

Masteri Ndërkombëtar TESI-TN synon të formojë një brez të ri profesionistësh dhe ekspertësh
në fushën e inovacionit social, të aftë për të kontribuar në hartimin dhe zbatimin e politikave
inovative për zhvillimin social dhe ekonomik. Programi fokusohet në përgatitjen e
“Inovatorëve Socialë” të ardhshëm, të cilët do të jenë të pajisur me njohuri dhe aftësi për
të udhëhequr procese të qeverisjes lokale të mirëqenies, inovacionit social, rigjenerimit
urban, politikave të migracionit dhe zhvillimit rajonal.

Përmes një qasjeje ndërdisiplinore, programi kombinon përsosmërinë akademike me përvojën
praktike, mobilitetin ndërkombëtar të studentëve dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucione
publike, organizata të shoqërisë civile dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm. Kjo qasje synon
të forcojë aftësitë profesionale të studentëve dhe të kontribuojë në rritjen e qëndrueshmërisë
sociale dhe ekonomike në të gjithë rajonin Adriatiko-Jonian.

TESI-TN pritet të shërbejë si një model i suksesshëm bashkëpunimi rajonal dhe akademik, duke
kontribuar në zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe në adresimin e sfidave sociale bashkëkohore
përmes inovacionit dhe edukimit cilësor.

Për informacion më të detajuar:

Thirrja për Aplikime – TESI Master (Unibo.it)

Për më shumë informacion mbi programin klikoni:
tnmastertesi.interreg-ipa-adrion.eu
master.unibo.it/tesi-training-education-social-innovation








DISCLAIMER: This has been produced with the financial assistance of the European Union.
The content of the website is the sole responsibility of the University of Tirana and can
under no circumstances be regarded as reflecting the position of the European Union and/or
IPA ADRION programme authorities.

Uni Education by Shark Themes