Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Pisa, Itali, për semestrin e parë të vitit akademik 2020-2021.

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Pisa, Itali, për semestrin e parë të vitit akademik 2020-2021.  
 
 

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur  thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Pisa, Itali, për semestrin e parë të vitit akademik 2020-2021.

https://www.unipi.it/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin online të studentëve për studime;

 

Kohëzgjatja e bursave:

– Bachelor (1 semestër);                                                                          

– Master (1 semestër);

 

Fushat e studimit:

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit ju lutem referohuni linkut:

https://www.unipi.it/index.php/ects?aa=2020

*I gjithë mobiliteti do të zhvillohet online dhe studentët nuk do të marrin kompensim financiar (0 grant).
Në përfundim të mobilitetit studentët do të pajisen me Listë notash dhe Certifikatë për kryerjen e mobilitetit.

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Bachelor: 

– CV;

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze/Italiane);

– Listë notash (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze/Italiane);

– Letër motivimi (gjuhën Angleze/Italiane në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);

– Certifikata e gjuhës së huaj (niveli B1 i gjuhës angleze ose italiane në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit)

– Dokumenti Learning Agreement*

 

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

 

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

 

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

 

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

Kliko për Learning Agreement During Mobility

 

 

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Master: 

– CV;

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze/Italiane);

– Diplomë Bachelor;

– Listë notash Bachelor (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze/Italiane);

– Listë notash Master (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze/Italiane);

– Letër motivimi (në gjuhën angleze ose italiane në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);

– Certifikata e gjuhës së huaj (niveli B1 i gjuhës angleze ose italiane në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit)

– Dokumenti Learning Agreement*

 

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

 

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

 

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

 

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

Kliko për Learning Agreement

 

Afati për aplikim: 01 Tetor 2020

Dokumentat duhen dorëzuar të  skanuara në formatin PDF në adresën e-mail: iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

 

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *