Sustainable development  of BLUE economies through higher education and innovation in Western Balkan  Countries  BLUEWBC - UNIVERSITETI I TIRANËS

Sustainable development  of BLUE economies through higher education and innovation in Western Balkan  Countries  BLUEWBC

Titulli: Sustainable development of BLUE economies through higher education and innovation in Western Balkan Countries -BLUEWBC  
Referencë: 609693-EPP-1-2019-1-NO-EPPKA2  
Kohëzgjatja: 15.01.2020 – 14.01.2023    
Programi: ERASMUS+ KA2  

 

Projekti BLUEWBC ka mbledhur kapacitetet e Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL) në vendet e programit dhe vendet partnere për të përmirësuar ekonomitë blu në Mal të Zi dhe Shqipëri, nëpërmjet edukimit më të mirë në inovacion dhe sipërmarrje.

Projekti synon arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomive Blu në vendet partnere përmes përmirësimeve në arsimimin e tyre në studimet bachelor dhe master me konceptet e inovacionit dhe sipërmarrjes.

Objektivat dhe produktet e projektit:

  • Krijimi i një Qendre Inovacioni dhe Sipërmarrjeje me fokus zhvillimin e turizmit në Fakultetin e Ekonomisë. Qëllimi i kësaj qendre do të jetë t’u mundësojë studentëve, kryesisht të profilit të turizmit që të aplikojnë në praktikë njohuritë e përfituara nga ana teorike për të qenë sa më pranë nevojave të biznesit. Njëkohësisht kjo qendër do të shërbejë për qëllime kërkimore edhe për personelin akademik;
  • Përditësimi i kurrikulave aktuale që lidhen kryesisht me ekonominë blu dhe turizmin duke konsideruar metodologjinë dhe eksperiencën e institucioneve të vendeve më të zhvilluara të këtij programi;
  • Rritja e kapaciteteve dhe aftësive të stafit të FE-UT (akademik dhe administrativ) në lidhje me fushën e inovacionit dhe sipërmarrjes në ekonominë blu;
  • Trajnim të stafit dhe studentëve të FE-UT nga partnerët e vendeve të programit;
  • Krijim i kurseve pilot në FE-UT për studentët e masterit apo edhe profesionistë të fushës.

Aktivitetet e projektit do të ofrojnë një mendim strategjik dhe fleksibilitet të sistemeve arsimore në IAL-të malazeze dhe shqiptare për t’iu përshtatur sfidave dhe nevojave të reja.

Impakti afatshkurtër:

  • Krijimi i tre Qendrave të Inovacionit dhe Sipërmarrjes në UT, Universitetin e Vlorës dhe Universitetin e Malit të Zi. Krijimi i këtyre qendrave do t’u mundësojë studentëve, kryesisht të profilit të turizmit në UT, që të aplikojnë në praktikë njohuritë e përfituara nga ana teorike, duke i afruar ata më pranë nevojave të biznesit. Njëkohësisht kjo qendër do të shërbejë për qëllime kërkimore edhe për personelin akademik të Fakultetit të Ekonomisë në drejtim të kërkimit të aplikuar;
  • Përditësimi i kurrikulave aktuale me konceptet që lidhen me inovacionin dhe sipërmarrjen me fokus turizmin dhe ekonominë blu, duke shfrytëzuar metodologjinë dhe eksperiencën e institucioneve të vendeve më të zhvilluara të këtij programi, si dhe duke përfshirë organizatat e biznesit në procesin e zhvillimit të kurrikulave;
  • Rritja e kapaciteteve dhe aftësive të stafit akademik dhe administrativ në lidhje me fushën e programit.

Impakti afatgjatë:

  • Zhvillimi dhe përmirësimi i kompetencave, aftësive dhe kapaciteteve të Institucioneve të Arsimit të Lartë në vendet partnere me fokus në Ekonominë Blu;
  • Krijimi i vendeve të reja të punës dhe aftësimi i stafit ekzistues me njohuri të reja që lidhen direkt me nevojat e tregut;
  • Zhvillimi i bizneseve të reja ose rritja e qëndrueshmërisë së bizneseve ekzistuese falë pilotimit të ideve të biznesit në Qendrat e Inovacionit dhe Sipërmarrjes;
  • Rritja e ndërgjegjësimit të shoqërisë rreth çështjeve që lidhen me Ekonominë Blu;

Indikatorët e Objektivave të Zhvillimit të Projektit

  • 3 Qendra Inovacioni dhe Sipërmarrje të krijuara në 3 IAL-të e vendeve të zbatimit të projektit.
  • Rishikimi i të paktën 20 kurrikulave në nivelin Bachelor në IAL-të e vendeve të zbatimit të projektit.
  • Rishikimi i të paktën 9 kurrikulave në nivelin Master dhe krijimi i të paktën 4 kurrikulave të reja në IAL-të e vendeve të zbatimit të projektit.
  • Pjesëmarrja e të paktën 2 organizatave të biznesit në krijimin e kurrikulave.
  • Trajnimi dhe certifikimi i të paktën 12 personave staf akademik në të tre IAL-të.
  • Ndërgjegjësimi i të paktën 10 organizatave të biznesit nga secili vend rreth aspekteve të lidhura me Ekonominë Blu.

Partnerë

  • SVEUCILISTE U SPLITU (HR)
  • VILNIAUS GEDIMINO TECHNIKOS UNIVERSITETAS (LT)
  • Pro NTNU Ocean Training AS (NO)
  • DRUSTVO SA OGRANICENOM ODGOVORNOSCU INOVACIONO PREDUZETNICKI CENTAR TEHNOPOLIS – NIKSIC (ME)
  • Universiteti i Tiranës (AL)
  • General Maritime Directorate (AL)
  • JAVNA USTANOVA UNIVERZITET CRNE GORE PODGORICA (ME)
  • PRIVREDNA KOMORA CRNE GORE PODGORICA (ME)
  • Universiteti i Vlorës (AL)

Web: BlueWBC