65 vjet UT, universiteti i parë në Shqipëri! - UNIVERSITETI I TIRANËS

65 vjet UT, universiteti i parë në Shqipëri!

65 vjet UT, universiteti i parë në Shqipëri!

 

E nisëm nga një mësonjëtore, për të ringritur dhe shpëtuar së pari gjuhën tonë. Udhëtuam në rrugë aspak të lehta. Patëm heronjtë dhe dëshmorët e shkollës. Dhe ja ku jemi sot. Festojmë 65 vjetorin e universitetit të parë shqiptar. Ditëlindja e shkollës dhe universitetit të parë, është dita me e rëndësishme për një komb, pas asaj të pavarësisë. Shekuj më parë, Shqipëria ka shënuar hapje akademish, bibliotekash dhe shtypshkronjash. Por historia nuk ka qenë shumë në favorin tonë. Megjithatë, ky vit shënon ditëlindjen zyrtare të universitetit të parë në Shqipëri.

Ai është Universiteti i Tiranës, i cili hapi dyert pikërisht në vitin 1957.

Një mbrëmje gala e mrekullueshme, dedikuar këtij jubileu të rëndësishëm për të gjithë kombin shqiptar.