Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Mynyr Koni priti në një takim pune Ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Sh.S.Znj. Jiang Yu. Gjatë këtij takimi, Rektori Koni dhe Ambasadorja Yu vlerësuan arritjet e deritanishme në bashëpunimin në fushën e arsimit të lartë si edhe diskutuan një sërë hapash dhe mundësish për të rritur shkëmbimin e përvojave universitare të të dy vendeve. Prof. Dr. Mynyr Koni vuri në dukje se vetëm këtë vit, rreth 630 studentë janë regjistruar në kurset e gjuhës dhe kulturës kineze në Institutin Konfuci në Universitetin e Tiranës.
Në këtë kuadër, ata vlerësuan rolin që luan Instituti Konfuci në rritjen e bashkëpunimit dypalësh. Ambasadorja Yu nga ana e saj shprehu gatishmërinë e saj për të mbështetur çdo iniciativë bashkëpunimi midis Universitetit të Tiranës dhe universiteteve më të mira në Republikën Popullore të Kinës.