Shtyhet thirrja për bursa në Programin Erasmus + në Universitetin Silesia në Katovicë, Poloni, për semestrin e parë të vitit akademik 2020-2021. (Kliko këtu)
Universiteti i Tiranës shtyn thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin Silesia në Katovicë, Poloni, në kuadër të programit Erasmus +, për stafin akademik me kohë të plotë të UT- për semestrin e parë të vitit akademik 2020-2021.
http://www.writv.us.edu.pl/en/
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
Fushat e shkëmbimit:
– Komunikim dhe Manaxhim mediash;
Kohëzgjatja e bursave:
– 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit
Bursatpërfshijnë:
– 140 EUR në ditë për stafin;
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distance ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
– CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze (niveli B2);
-Vërtetim punësimi në gjuhën shqipe;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë mobiltete në kuadër të programit Erasmus +, nëse po ku;
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie i firmosur vetëm nga aplikanti;
*Plani i mobilitetit është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar aktivitetet që do të zhvillohen gjatë periudhës së mobilitetit.
Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2019/11/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1.docx
Afati për aplikim: 15 qershor 2020
Dokumentet duhet të dërgohen të skanuara në formation pdf në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!