Prof. Dr. Artan Hoxha, Rektori i Universitetit të Tiranës edhe ditën e sotme datë 28.08.2020 vazhdoi me ceremonitë e emërimit të drejtuesve të njësive kryesore përkatësisht në Fakultetin e Drejtësisë dhe në Fakuletin e Shkencave Sociale.
Në Fakultetin e Drejtësisë u emërua Prof. Dr. Sokol Mëngjesi dhe në Fakultetin e Shkencave Sociale u emërua Prof. Dr. Edmond Rapti.
Në ceremoni ishin të pranishëm edhe të gjithë të zgjedhurit për autoritete drejtuese dhe për anëtarë të Senatit Akademik.