Komisioni Evrpian ka planifikuar të financojë për vitet 2021-2027 Prorgramin “Horizon Europe”, si programin më ambicioz në fushën e kërkimit dhe inovacionit, i cili synon zgjerimin e ekselencës Europiane, në fushat shkencore, për të gjitha vendet e BE. Pesë Fushat (Misione) të identifikuara mbi të cilat do të përqëndrohet dhe financohet kërkimi dhe inovacioni, në mënyrë që të zbatohen dhe realizohen objektivat për shtatë vitet e ardhshme janë:
-
Përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike përfshirë transformimin shoqëror
-
Kanceri
-
Qytetet smart dhe neutral ndaj klimës
-
Oqeane, dete, ujëra bregdetare dhe të brendshme të shëndetshëm,
-
Shëndeti i tokës dhe ushqimi
Lidhur sa më sipër do të organizohet eventi online me titull “Mission Cancer – Aksionet e Komisionit Europian për luftën kundër kancerin”, më datë 10 Shtator 2020, ora 15:00-17:30.
Organizatorë do të jenë Universiteti Katolik Sacro Cuore, Fondacioni Politeknik Universitar Agostino Gemelli IRCCS, Fondacioni IRCCS, Instituti Kombëtar i Tumoreve dhe APRE Itali.
Pjesëmarrja në event është falas dhe e hapur për të gjithë dhe bashkëlidhur jepet draft-Axhenda dhe linku i rregjistrimit.