Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Universitetin Ca’Foscari të Venecias në Itali për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021. (Kliko këtu)
Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin Ca’ Foscari të Venecias në Itali, në kuadër të programit Erasmus +, për stafin akademik të UT-së për mësimdhënie për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021.
https://www.unive.it/pag/13526
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie;
Fushat:
-Gjuhë Shqipe;
-Letërsi Shqipe;
-Kulturë Shqiptare;
-Histori dhe Arkeologji;
Katalogu i kurseve:
https://www.unive.it/data/9639/
Kohëzgjatja e bursave:
– Shkëmbimi i stafit akademik për mësimdhënie (5 + 2 ditë);
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin (160 EUR në ditë për stafin )
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
– CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze/italiane sipas formatit Europass);
– Formulari i aplikimit, sipas linkut:
https://www.unitir.edu.al/images/Application_Form_Ca_Foscari.docx
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze/italiane);
– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze/italiane (niveli B2);
– Plan pune në gjuhën Angleze/Italiane;
– Vërtetim punësimi në gjuhën Shqipe dhe të përkthyer në gjuhën Angleze/Italiane;
– Formulari i aplikimit, sipas linkut:
– Letër suporti nga një pedagog në Universitetin Ca’Foscari (mund të kontaktoni tek: international.cooperation@unive.it duke dërguar CV dhe planin e punës);
– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë ose jo një bursë shkëmbimi Erasmus+ (nëse po, ku);
– Plani i mobilitetit, sipas linkut:
Afati për aplikim: 22 Shtator 2020
Dokumentat duhen dorëzuar të skanuara në formatin PDF në adresën e-mail: iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!