Hapet thirrja për bursa shkëmbimi për studime në kuadër të Programit Erasmus + për studentët e UT-së në Universitetin e Ekonomisë Varna, Bullgari për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021. (Kliko këtu për format PDF)
Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021, në Universitetin e Ekonomisë Varna, Bullgari.
https://international.ue-varna.bg/
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;
Kohëzgjatja e bursave:
– Bachelor (1 semestër);
– Master (1 semestër);
Fushat e studimit:
-
Ekonomi;
Për t’u njohur me programin e studimit të ofruar nga Universiteti i Ekonomisë Varna klikoni në adresën:
https://international.ue-varna.bg/en/45/
Guida e përgjithshme për studentët:
https://international.ue-varna.bg/admin/uploads/files/2020-2021/Guide%20book%2020-21_WEB.pdf
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor për studentët (800 EUR në muaj);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës);
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
– CV (në gjuhën angleze/ bullgare sipas programit të studimit);
– Kopje e Pasaportës;
– Lista e notave për nivelin Bachelor (e përkthyer në mënyrë zyrtare në anglisht/bullgarisht sipas programit të studimit);
– Vërtetim studenti (e përkthyer në mënyrë zyrtare në anglisht/bullgarisht sipas programit të studimit);
– Letër Motivimi (në gjuhën angleze/bullgare sipas programit të studimit);
– Certifikatë e gjuhës së huaj (niveli B2);
-Application form, sipas linkut;
https://international.ue-varna.bg/admin/uploads/files/2020-2021/APPLICATION%20FORM_2020-21.doc