Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin e Granadës, në Spanjë, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021 - UNIVERSITETI I TIRANËS
Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin e Granadës, në Spanjë, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021

Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin e Granadës, në Spanjë, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021.(Kliko këtu për format PDF)
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Granadës, në Spanjë për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021.
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
-CV (në gjuhën angleze/spanjolle);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);
-Listë notash (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);
-Letër Motivimi në gjuhën angleze/spanjolle;
-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1/Spanjisht B1);
Për t’u njohur me Gjuhët e Huaja që pranohen nga Universiteti i Granadës referohuni linkut:
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Granadës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: