Informacion per projektin: “Leading Towards Sustainable Gender Equality Plans in research institutions – LeTSGEPs”Informacion per projektin: “Leading Towards Sustainable Gender Equality Plans in research institutions – LeTSGEPs” - UNIVERSITETI I TIRANËS

Informacion per projektin: “Leading Towards Sustainable Gender Equality Plans in research institutions – LeTSGEPs”Informacion per projektin: “Leading Towards Sustainable Gender Equality Plans in research institutions – LeTSGEPs”

Informacion per projektin: “Leading Towards Sustainable Gender Equality Plans in research institutions – LeTSGEPs”

Departamenti i Kontabilitetit, FEUT është pjesë e një konsorciumi bashkëpunimi në kuadrin e projekteve Horizon 2020. Titulli i projektit është “Leading Towards Sustainable Gender Equality Plans in research institutions – LeTSGEPs” dhe synon të implementojë plane të barazisë gjinore në institucionet akademike dhe kërkimore. Projekti pritet të zhvillojë aktivitetet e tij për një periudhë katërvjecare duke filluar nga 1 Janari 2020 deri në 31 Dhjetor 2023. Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, është i vetmi institucion kërkimor në Shqipëri i përfshirë si partner në këtë projekt konkret. Anëtarët e tjerë te konsorciumit janë Institucione prestigjioze nga vende të ndryshme Europiane.

Emri i Institucioni Partner Vendi

1 (Koordinator i

projektit) Università di Modena e Reggio Emilia Italy

2 RWTH Aachen University Germany

3 Paris School of Economics France

4 Mathematical Institute of the Serbian Academy of Sciences and Arts Serbia

5 Università di Messina Italy

6 Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomise. Albania

7 UniwersytetWarszawski Poland

8 Max PlanckGesellschaft Germany

Duke filluar nga muaj Janar 2020 janë zhvilluar disa takime dhe aktivitete në kuadrin e projektit ku mund të përmendim takimin e parë të zhvilluar në datat 20-21 janar 2020 pranë Institucionit

koordinator të projektit, Universitetit të Modena dhe Rexhio Emilia në Modena, Itali. Objekt i takimit ishte prezantimi i paketave të punës së projektit dhe planifikimi i aktiviteteve të nevojshme për vazhdimësinë e organizimit të punës. Gjatë takimit u diskutua edhe për nevoja specifike të partnerëve pjesëmarrës në konsorcium dhe u finalizua Marrëveshja e Konsorciumit.

Në muajin shkurt është zhvilluar takimi i dytë, këtë herë në formën e telekonferencës nëpërmjet scype call ku pjesëmarrës ishin përsëri të gjithë partnerët e projektit. Objekt i këtij takimi të dytë ishte diskutimi mbi aktivitetet që lidhen me paketën e dytë të punës së projektit: “Kryerja e studimit mbi situatën aktuale të Planeve të Barazisë Gjinore në Institucionet Pjesëmarrëse në projekt”.

Gjatë muajve mars – korrik 2020 janë zhvilluar në mënyrë online disa takime me Institucionet Partnere për të siguruar vazhdimësinë e projektit, edhe gjatë kohës së pandemisë. Duke filluar nga muaji shtator kanë rifilluar aktivitetet e projektit si edhe takimet shumëpalëshe online mes partnerëve,

Për vitin akademik 2020 – 2021 janë parashikuar aktivitete të projektit në kuadrin e zhvillimit të trajnimeve në lidhje me Planet Buxhetore në Institucionet Kërkimore. Këto trajnime pritet të zhvillohen online dhe janë parashikuar të kryhen në katër module.

Pjesëmarrës në këto trajnime do të jenë anëtarët e grupit të punës me projektin LeTSGEPs, mentorët, stafi administrative, anëtarët e interesuar të Universiteteve, dhe studentët e doktoraturës.

I ftojme te gjithe te interesuarit te marrin më shumë informacion në faqen zyrtare të projektit, https://letsgeps.eu/. Për cdo kërkesë për informim mund të kontaktoni me stafin e projektit në adresën email: letsgeps.albania@gmail.com.