Universiteti i Tiranës fton të gjithë studentët e interesuar të aplikojnë në thirrjen e hapur për “Garën e Studentëve – COVID 19” si pjesë e Programit të Angazhimit Shkencor në Ballkanin Perëndimor organizuar nga Këshilli Britanik.
Kjo thirrje është për të gjithë studentët e talentuar që jane duke studiuar dhe atyre që kanë përfunduar studimet të grupmoshës (18-30 vjeç) për të krijuar zgjidhje të politikave dhe për të adresuar sfidat e krijuara nga pandemia COVID-19.
Studentët do të kenë mundësi për të shkruar në zgjidhjen e çështjeve më të rëndësishme me të cilat bota po përballet sot.
Pesë individët/ekipet më të mira do të kalojnë në finalen online dhe do të kenë mundësinë për të përfituar një kurs online në universitetet e Mbretërisë së Bashkuar.
Gara është e hapur për individë dhe ekipe deri në 3 anëtarë. Ekipet multidisiplinare që mbledhin studentë nga studime të ndryshme inkurajohen fuqishëm që të aplikojnë.
Për më shumë informacione mbi programin e Angazhimit Shkencor të Ballkanit Perëndimor si dhe për të aplikuar deri më datë 8 dhjetor 2020, mund t’i referoheni linkut: https://www.britishcouncil.al/programmes/education/sep/policy-challenge