Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Salzburgut, në Austri, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021 - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Salzburgut, në Austri, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Salzburgut, në Austri, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021

 

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Salzburgut, në Austri, për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Master;

Fusha e studimit:

– Shkenca politike;

Kohëzgjatja e bursave:

– Master (5 muaj);

Informacion për studentët: 

https://www.uni-salzburg.at/index.php?id=209926&MP=93-44799

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

-CV (në gjuhën angleze/gjermane);

-Kopje e pasaportës;

-Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/gjermane);

– Diplomë e nivelit Bachelor (në fushën: Shkenca politike ose Marrëdhënie Ndërkombëtare);

-Listë notash e nivelit Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/gjermane);

-Listë notash e nivelit Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/gjermane);

-Letër Motivimi në gjuhën angleze/ gjermane;

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2/Gjermanisht B2);

Afati për aplikim: 20 Dhjetor 2020.

Dokumentet duhet të dërgohen të skanuara në një file të vetëm në formatin PDF në postën  elektronike të Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë UT: iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

 

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!