Më datë 22.12.2020 u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Universitetit të Tiranës dhe Universitetit Europian të Tiranës.
Ky Memorandum ka si qëllim nxitjen dhe rritjen e bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë dhe ndërkombëtarizimit.
UT dhe UET shprehin gadishmërinë për të bashkëpunuar për përmirësimin e proceseve kërkimore dhe mësimore si dhe nismave me interes të përbashkët.