Universiteti i Tiranës ju informon mbi hapjen e thirrjes për aplikim për trajnime për studenët në Zyrën Europiane të Patentave (EPO – European Patent Office) dhe në Zyrën e Bashkimit Europian të të Drejave të Autorit (EUIPO – European Union Intelectual Property Office) për vitin 2021 – 2022, në kuadër të Pan-European Seal Programme. https://jobs.epo.org/content/PanEuropeanSeal/?locale=en_GB https://euipo.europa.eu/knowledge/course/view.php?id=1851
Qëllimi i këtij trajnimi është t’u sigurohet të diplomuarve përvojë të vlefshme në tregun e punës, duke realizuar misionin e programit për të zhvilluar talentet e ardhshëm brenda industrisë së Pronësisë intelektuale.
Kohëzgjatja e trajnimit do të jetë 1 vit.
Mund të aplikojnë:
– Studentët që kanë përfunduar ciklin e studimit Bachelor;
– Studentët që kanë përfunduar ciklin e studimit Master ose janë aktualisht në nivelin Master;
– Studentët që janë aktualisht duke ndjekur studimet Ph.D.
Bursa e ofruar do të jetë 2000 Euro në muaj, duke zbritur edhe 20% të taksave të caktuara.
Fusha e ofruar është Drejtësi, duke përfshirë “Të drejtën e patentave”.
Dokumentat e aplikimit:
– Letër motivimi;
– CV;
– Diplomë të nivelit Bachelor / Master;
– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyera në mënyrë zyrtare);
– Certifikatë e Gjuhës angleze / gjermane / frënge (minimalisht niveli B1);-
Afati për aplimin: 1 Mars 2021. Dokumentat duhet dorëzuar dorazi dhe të skanuara në formatin pdf në adresën iro@unitir.edu.al të Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë në Rektoratin e Universitetit të Tiranës.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese!