Në vazhdim të trajnimeve të ofruara nga Rektorati i UT, ditën e premte më datë 12 shkurt 2021, ora 17.00, zhvillohen trajnime për
mënyrën e krijimit të testeve/provimeve me shkrim me anë të platformës Microsoft Teams.
Në këtë webinar, pedagogët do të njihen me aplikacionin Forms, me anë të së cilit ofrohet mundësia e ndërtimit të anketave, pyetësorëve dhe zhvillimit të tezave të provimit që mund të plotësohen online.