Në mbështetje të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Tiranës, si një institucion i arsimit të lartë, vepron në fushën e arsimit, kërkimit shkencor, veprimtarive krijuese dhe profesionale.
Sa më sipër, funksionet dhe detyrat e Universitetit të Tiranës janë:
- Të sigurojë arsimim cilësor dhe në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare;
- të sigurojë dhënien e gradave shkencore, titujve akademikë dhe kualifikime të tjera shkencore;
- të sigurojë kushtet dhe infrastrukturën e nevojshme për studim dhe kërkim shkencor;
- të inkurajojë zhvillimin e njohurive dhe kërkimit shkencor të aplikuar në qeveri, industri, tregti dhe komunitet;
- të sigurojë dhënien e opinioneve, mendimeve, etj., për çështje të rëndësishme për komunitetin;
- të japë çmime në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor;
- të sigurojë lehtësira dhe burime për dhënien e bursave apo mbështetje për studentët në nevojë;
- të sigurojë lehtësira dhe burime për mirëqenien e përsonelit akademik, ndihmës akademik dhe atij administrativ të Universitetit;
- të bashkëpunojë me institucionet vendase dhe të huaja në lidhje e arsimit, kërkimit shkencor, veprimtarive krijuese dhe profesionale;
- t’u krijojë studentëve dhe pedagogëve me aftësi të kufizuara kushtet për të ndjekur të gjitha veprimtaritë mësimore, provimin e dijeve në përputhje me programin e studimit që ata po ndjekin, si dhe aksesin në biblioteka, salla kompjuterash, laboratorë, mjedise sportive dhe shërbime të tjera, që ofrohen për studentët nga institucioni, në përputhje me një përshtatje të arsyeshme, e cila nuk duhet të përbëjë një barrë të tepruar financiare për Universitetin;
- të marrë pjesë në veprimtaritë publike e private dhe në qarkullimin civil, brenda ose jashtë vendit, në ushtrim të funksioneve dhe në realizim të qëllimeve të saj të ligjshme, etj.