Hapet thirrja për aplikime për bursa trajnimi në Universitetin e Ekonomisë në Varna, Bullgari, për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për semestrin e dytë të vitit akademik 2020 - 2021. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa trajnimi në Universitetin e Ekonomisë në Varna, Bullgari, për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për semestrin e dytë të vitit akademik 2020 – 2021.

 

Hapet thirrja për aplikime për bursa trajnimi në Universitetin e Ekonomisë në Varna, Bullgari, për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për semestrin e dytë të vitit akademik 2020 – 2021.

 

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për trajnim për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës.

 

https://international.ue-varna.bg/

 

Llojet e mobilitetit:

 

-Shkëmbimin e stafit ndihmës akademik me karakter administrativ / administrativ për trajnim;

 

Kohëzgjatja:

 

– 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit (mobiliteti duhet të kryhet pas datës 16 korrik 2021 dhe duhet të përfundojë deri në datën 31 korrik 2021);

 

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensimin ditor për stafin (140 EUR në ditë);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim:

 

– CV (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj;

-Vetëdeklarim nëse jeni shpallur fitues ose keni kryer një bursë shkëmbimi Erasmus+ më parë (nëse po, ku)

– Plani i mobilitetit për trajnim*;

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Trajnim klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Training_outgoing-1.docx

 

*Plani i Mobilitetit për trajnim është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së trajnimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

 

Afati për aplikim: 15 Qershor 2021

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!