Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë me Vendim nr. 04, datë 27.01.2023, për Akreditimin Periodik të Institucionit të Arsimit të Lartë Universiteti i Tiranës
VENDOSI:
-
Vlerësimin përfundimtar POZITIV për institucionin e arsimit të lartë, Universiteti i Tiranës, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
-
Akreditimin institucional të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti i Tiranës, me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
-
Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të institucionit është 26/01/2029.
-
Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Vendim nr.04, datë 27.01.2023, në format PDF (Klikoni këtu për tu njohur me dokumentin)
Link: https://www.ascal.al/sq/bordi-i-akreditimit/vendimet/vendimet-e-mbledhjes-27-janar-2023