Hapet thirrja për bursa mobiliteti për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin e Tuscia, Itali.
Në kuadër të programit Erasmus +, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Tuscia në Itali për vitin akademik 2021-2022.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
– Shkëmbimin e stafit ndihmës akademik me karakter administrativ / administrativ për trajnim;
Kohëzgjatja e bursave:
– 5 ditë (+ 2 ditë udhëtim);
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin ditor (160 EUR në ditë);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni në këtë link:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim për mësimdhënie / trajnim:
– CV (në gjuhën angleze / italiane) + Lista e publikimeve (për stafin akademik);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze / italiane);
– Certifikata e gjuhës së huaj;
– Vërtetim punësimi në Gjuhën shqipe;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë apo jo mobilitet Erasmus+ dhe nëse po, ku;
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie / trajnim;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie / trajnim klikoni në adresat:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-1.docx
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Training_outgoing-1.docx
*Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Afati për aplikim: 23 Korrik 2021
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!