Universiteti i Tiranës, nën kujdesin e Rektorit, Prof. Dr. Artan Hoxha, fton personelin akademik të UT së bashku me studentët, të marrin pjesë në seminarin me temë “Kriza klimatike: Sa e prekur është Shqipëria?”, i cili do të zhvillohet më datë 24.03.2022, ora 09:00-11:00, me pjesëmarrjen e Prof. Asoc. Dr. Mihallaq Qirjo, lektor në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Aktiviteti do të organizohet në sallën “Aula Magna” të godinës “Liria”.
Linku për regjistrimin si pjesëmarrës: https://forms.office.com/r/nB3AeRp94K
Në vijim gjeni agjendën e seminarit dhe biografinë e Prof. Asoc. Dr. Mihallaq Qirjo.