Trajnim mbi Prokurimin Publik datë 11.04.2022-12.04.2022 ora 10:00-13:00 - UNIVERSITETI I TIRANËS

Trajnim mbi Prokurimin Publik datë 11.04.2022-12.04.2022 ora 10:00-13:00

Universiteti i Tiranës, nën kujdesin e Rektorit, Prof. Dr. Artan Hoxha dhe në përgjigje të nevojave tuaja të identifikuara për trajnim fton personelin e administratës së UT-së të marrë pjesë në trajnimin mbi Prokurimin Publik, i cili do të zhvillohet më datë 11.04.2022-12.04.2022 ora 10:00-13:00, me pjesëmarrjen e znj. Erinda Qana, Drejtore e Prokurimeve dhe Investimeve dhe znj. Eriselda Tola, Përgjegjëse Sektori e Prokurimeve në Drejtorinë e Prokurimeve, pranë Rektoratit të Universitetit të Tiranës. 

Aktiviteti do të organizohet në Sallën e Senatit Akademik pranë Rektoratit të UT. 

Linkun për regjistrimin si pjesëmarrës: https://forms.office.com/r/EAAWgT0C3M
 
Në vijim gjeni agjendën e trajnimit dhe biografinë e znj. Erinda Qana dhe znj. Eriselda Tola.