Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për mësimdhënie në Universitetin e Mesinës në Itali, për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021 – 2022.
https://international.unime.it/
Llojet e mobilitetit:
– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie / trajnim;
– Shkëmbimin e stafit ndihmës akademik me karakter administrativ / administrativ me kohë të plotë për trajnim;
Fushat e shkëmbimit (vetëm për stafin akademik):
-Biologji;
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti i Mesinës klikoni në linkun:
https://international.unime.it/study-with-us/study-courses-in-italian/
https://international.unime.it/study-with-us/study-courses-in-english/
Kohëzgjatja e bursave:
– 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit / 12 ditë + 2 ditët e udhëtimit;
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin për stafin (160 EUR në ditë për stafin);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin me kohë të plotë:
– CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze / italiane) (për stafin akademik);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze / italiane);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikatë e gjuhës së huaj;
– Letër ftese paraprake nga personi / departamenti pritës në Universitetin e Mesinës;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo më parë mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku);
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie / trajnim*;
Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2022/03/Staff-Mobility-Agreement-for-Teaching-STA.docx
Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit për Trajnim klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2022/03/Staff-Mobility-Agreement-for-Training-STT.docx
*Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Afati për aplikim: 11 Prill 2022
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!