Trajnim shkencor me temë "Teknika të determinimit taksonomik të Lepidoptera" në datën 19-20 Korrik 2022 - UNIVERSITETI I TIRANËS

Trajnim shkencor me temë “Teknika të determinimit taksonomik të Lepidoptera” në datën 19-20 Korrik 2022

Universiteti i Tiranës nën kujdesin e Zv/Rektorit Prof. Dr. Anila Paparisto fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në trajnimin shkencor me temë “Teknika të determinimit taksonomik të Lepidoptera” në datën 19-20 Korrik 2022, në ambientet e laboratorit të zoologjisë invertebrore , në godinën A, kati IV, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës. 
Trajnimi është në kuadër të bashkëpunimit evropian, rritjes së kapaciteteve për pjesëmarrje në projektet ndërkombëtare kërkimore, rihapjes së Programeve të Doktoraturës, përvetësimit të teknikave bashkëkohore laboratorike dhe në funksion të rritjes së cilësisë së kërkimit dhe mësimdhënies  për kërkues të Universiteteve dhe Institucioneve kërkimore, studentë të ciklit të I, II dhe III  dhe të interesuar të tjerë, në bashkëpunim me Flemish Entomological Society nga Belgjika. Lektori do të jetë Prof. Dr. Sylvain Cuvelier, Zv/President i Flemish Entomological Society në Belgjikë.
 
Linkun për regjistrimin si pjesëmarrës : https://forms.office.com/r/ZKw4g54B5v
 
Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë.
 
Në vijim gjeni posterin me informacion më të detajuar në lidhje me këtë trajnim.
 
Ju mirëpresim !