Strengthening university autonomy and increasing accountability and transparency of Western Balkan Universities, STAND - UNIVERSITETI I TIRANËS

Strengthening university autonomy and increasing accountability and transparency of Western Balkan Universities, STAND

Titulli: Strengthening university autonomy and increasing accountability and transparency of Western Balkan Universities, STAND

Kohëzgjatja: 15.01.2021- 14.01.2024

Referencë: 618805-EPP-1-2020-1-XK-EPPKA2-CBHE-SP

Programi: ERASMUS+ KA2  

Projekti ka si objektiv të përgjithshëm krijimin dhe mbështetjen e proceseve, mekanizmave për të siguruar një menaxhim efektiv, forcimin e autonomisë si edhe rritjen e përgjegjësisë dhe transparencës së Universiteteve të Ballkanit Perëndimor.

 

Objektivat specifike janë:

  • Të forcojë modernizimin e qeverisjes në Universitetet e Ballkanit Perëndimor përmes ndërtimit të kapaciteteve, shkëmbimit të përvojave dhe infrastrukturës së azhurnuar;
  • Të krijojë dhe miratojë kartën e autonomisë universitare për Kosovën, Shqipërinë dhe Malin e Zi;
  • Të përmirësojë autonominë e universitetit përmes fuqizimit të rregulloreve dhe strukturave të nivelit kombëtar dhe universitar;
  • Të zgjerojë bashkëpunim efektiv midis IAL dhe ministrive përkatëse në përmirësimin e transparencës, llogaridhënies dhe qëndrueshmërisë financiare;
  • Krijimi i rrjetit të Ekspertëve për autonominë e universitetit.

 

Projekti është në përputhje me përparësitë kombëtare dhe rajonale për projekte të përbashkëta strukturore për qeverisjen, planifikimin strategjik dhe menaxhimin e arsimit të lartë, nën kategorinë II – përmirësimi i menaxhimit dhe funksionimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe do të mbështesë institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat në Kosovë, Shqipëri dhe Mali i Zi për të arritur përparësitë e përcaktuara.

Risi është se STAND do të jetë projekti i parë në rajon që do të publikojë kartën dhe do të krijojë një forum diskutimi me palët kryesore të interesit në vendet partnere në sigurimin e modeleve të qëndrueshme të qeverisjes universitare

 

Partnerë të projektit janë:

  • International Bussiness College of Mitrovica (Lead Partner),
  • Universiteti i Prishtinës,
  • Universiteti i Gjilanit,
  • Universiteti i Shkencave të Aplikuara Ferizaj,
  • Universiteti Polis;
  • UAMD,
  • Universiteti i Malit të Zi,
  • MASR,
  • Ministria e Arsimit- Kosovë,
  • Agjencia e Akreditimit Kosovë,
  • Ministria e Shkencës dhe Kërkimit, Mal i Zi.
  • UT