Në Rektoratin e Universitetit të Tiranës në bashkëpunim më UNDP, u zhvillua prezantimi i dokumentit “Politika dhe Procedurat për Eliminimin e Dhunës, Ngacmimit dhe Ngacmimit Seksual” - UNIVERSITETI I TIRANËS

Në Rektoratin e Universitetit të Tiranës në bashkëpunim më UNDP, u zhvillua prezantimi i dokumentit “Politika dhe Procedurat për Eliminimin e Dhunës, Ngacmimit dhe Ngacmimit Seksual”

 

Në Rektoratin e Universitetit të Tiranës në bashkëpunim më UNDP, u zhvillua prezantimi i dokumentit “Politika dhe Procedurat për Eliminimin e Dhunës, Ngacmimit dhe Ngacmimit Seksual”

Universiteti i Tiranës është institucioni i parë akademik publik që ka tashmë një politikë dhe procedura të dedikuara në luftën kundër ngacmimit dhe ngacmimit seksual. 

Në takim morën pjesë Rektori i UT-së Prof. Dr. Artan Hoxha, Përfaqësuesja e Përhershme e PNUD-it në Shqipëri, Monica Merino, përfaqësues të Universitetit të Tiranës, përfaqësues të stafit akademik dhe studentë të interesuar për t’u njohur me këtë dokument dhe zbatueshmërinë në vijimësi. 

Ky dokument është përgatitur nga Universiteti i Tiranës me mbështetjen e UNDP Shqipëri, si pjesë e Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund Dhunës ndaj Grave në Shqipëri” financuar nga Qeveria e Suedisë. 

Dokument i Politikës dhe Procedurave për Eliminimin e Dhunës, Ngacmimit dhe Ngacmimit Seksual, Universiteti i Tiranës (Kliko këtu)

 

Për më shumë informacion, publikimin e gjeni në linkun më poshtë:

https://www.undp.org/albania/publications/dokument-i-politikes-dhe-procedurave-eliminimin-e-dhunes-ngacmimit-dhe-ngacmimit-seksual-universiteti-i-tiranes