Marrëveshje bashkëpunimi e Universitetit të Tiranës me Universitetin Bar Ilan, Izrael. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Marrëveshje bashkëpunimi e Universitetit të Tiranës me Universitetin Bar Ilan, Izrael.

 

Marrëveshje bashkëpunimi e Universitetit të Tiranës me Universitetin Bar Ilan, Izrael.

UT ka nënshkruar më datë 18.06.2021 një Protokoll bashkëpunimi akademik me Universitetin Bar Ilan, Izrael. Protokolli përfshin shkëmbim stafi, materiale akademike, studentësh dhe projekte të përbashkëta kërkimore etj., dhe ka një kohëzgjatje 10 vjeçare.

Me datë 14 korrik 2022 në Rektoratin e Universitetit të Tiranës është zhvilluar një takim mes rektorit të UT, Prof. Dr. Artan Hoxha dhe delegacioni Izraelit, i kryesuar nga Robert Singer, Kryetar i Qendrës për Ndikimin Hebre.

Senati i Universiteti i Tiranës në vitin 2021 ka miratuar përkufizimin e antisemitizmit, sipas përcaktimit të bërë nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit dhe Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë: “Antisemitizmi është një perceptim i caktuar për hebrenjtë, i cili mund të shprehet si urrejtje ndaj hebrenjve”. 

Gjuha hebraike është si gjuhë e dytë me zgjedhje në disa programe studimi në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës.

-Parashikimet e Center for Jewish Impact (Delegacionit për Shqipërinë) janë:                                           

??Forumi i ardhshëm i Ballkanit në Universitetin e Tiranës në 2023. Ky forum do të fokusohet në studime akademike në rajonin e Ballkanit dhe lidhjen e tyre me historinë hebraike (para, gjatë dhe pas Holokaustit), si dhe lidhjen e kësaj teme me manifestimin modern të antiseminizmit nga pikëpamja akademike.                                                                                                                             ??Solidariteti i lidhur me Holokaustin midis muslimanëve dhe hebrenjve.

-Qëllimi:

“Një vend pa paragjykime fetare”: Një ideal apo realitet? Forumi i Ballkanit 2023 Propozohet krijimi i një programi me temë: “Një vend pa paragjykime fetare”: Një ideal apo realitet? për Forumin e Ballkanit 2023, me temën e krijimit të programeve të studimeve hebraike në universitetet në mbarë Ballkanin me bashkëpunim të plotë të Universitetit Bar Ilan në Izrael.

Universiteti i Tiranës do të shërbente si mikpritës i programit, me synimin për të futur një universitet izraelit, siç është Bar Llan, duke përfshirë një universitet amerikan partner.