Takim me delegacionin nga Universiteti Eski?ehir Osmangazi - UNIVERSITETI I TIRANËS

Takim me delegacionin nga Universiteti Eski?ehir Osmangazi

Sot në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Tiranës është zhvilluar një takim nga përfaqësues të Universitetit Eski?ehir Osmangazi, Turqi.

Në këtë takim morën pjesë Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Artan Hoxha, zëvendës Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Asoc. Dr. Bernard Dosti, Drejtor i Drejtorisë së Kërkimeve Shkencore, Projekteve dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare Dr. Erida Elmazi dhe përfaqësues nga Universiteti Eski?ehir Osmangazi, Rektori Prof. Dr. Kamil Çolak, zëvendës Rektori Prof. Dr. Ramazan Erda?, Koordinator i Marrëdhënieve me Jashtë Dr. Mahmut Sami ??lek, gjithashtu dhe përfaqësues nga Ambasada Turke në Shqipëri.

Qëllimi i këtij takimi ishte për të vendosur ura bashkëpunimi me Universitetin Eski?ehir Osmangazi, dhe u diskutua për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi kuadër me këtë universitet, si dhe aplikimi i përbashkët në programin Erasmus + KA171, për shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve. Gjatë këtij takimi universiteti Eski?ehir Osmangazi prezantoi dhe programin Visiting Researchers Program.

Universiteti i Tiranës ka një bashkëpunim të suksesshëm me Universitet në Turqi, duke numëruar kështu 13 marrëveshje Memorandumi (MoU), 19 marrëveshjë ndërinstitucionale Erasmus + dhe 9 marrëveshje në kuadër të programit Mevlana

.